Ivanka Trump ka vizituar Shqipërinë për 6 ditë në muajin korrik

Eksperti i turizmit, Auron Tare, ka zbuluar se këtë verë Shqipërinë e ka vizituar vajza e ish-Presidentit amerikan, Donald Trump.

Në emisionin “Opinion”, Tare tha se Ivanka Trump ndodhej në Shqipëri në muajin korrik në një vizitë private, ku ka qëndruar për 6 ditë.

Ivanka Trump shoqërohej nga Jared Kushner së bashku me disa personazhe të tjerë midis së cilëve ka qenë edhe Naser Al Kalif, presidenti i PSG-së.

Tare tregon se Ivanka Trump përshkoi me jaht të gjithë vijën bregdetare shqiptare, ndërsa në Përmet ka vizituar kishën e Leusës.