‘Mund të kenë halle të mëdha’, Robert Ndrenika i kthehet Budinës: Deri dje mbante një golf leshi të zi dhe të pa larë

Aktori i njohur, Robert Ndrenika, ka reaguar pas deklaratës së regjisorit Edmond Budina në lidhje me përfshirjen e tij dhe të Tinka Kurtit në spotet elektorale të PS-së.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Ndrenika nuk i kursen ironitë për Budinën, duke thënë se ai përqafoi proceset demokratike dhe aty gjeti një pardesy të bardhë se deri në atë kohë mbante një golf leshi të zi dhe të pa larë.

“Lavdi Perëndisë që jam ende gjallë…Ky Edmondi B…(udina) në teatër u katapultua zv sekretar partije dhe i thoshte org.bazë (çerdhja e gjarpërinjëve) kujdes nga Ndrenika se është reaksionar…por faleminderit se në stërvitje ushtarake më lejonte vetëm pushkë druri (që ishte shumë më e lehtë) po për “hir të s’vërtets” përqafoi shpejt proceset demokratike dhe se nga gjeti një pardesy të bardhë se deri në atë kohë mbante një golf leshi të zi dhe të pa larë !!!”– tha Ndrenika.