Iu hap dera e makinës në ecje e sipër/ 37 vjeçarit i plagoset gruaja dhe vajza e mitur

Policia e Fierit ka nisur procedimin penal për 37 vjeçarin me iniciale E.A. Këtij të fundit, teksa ka qenë duke drejtuar automjetin e tij, i është hapur dera në ecje e sipër. Si pasojë e kësaj, janë p...
Iu hap dera e makinës në ecje e sipër/ 37 vjeçarit i plagoset gruaja dhe vajza e mitur
Foto: Iu hap dera e makinës në ecje e sipër/ 37 vjeçarit i plagoset gruaja dhe vajza e mitur

Policia e Fierit ka nisur procedimin penal për 37 vjeçarin me iniciale E.A.

Këtij të fundit, teksa ka qenë duke drejtuar automjetin e tij, i është hapur dera në ecje e sipër.

Si pasojë e kësaj, janë plagosur bashkëshortja e tij dhe vajza e mitur.

Dy të plagosurat, janë dërguar në spital ku morën ndihmën mjekësore, ndësa ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

“E. A., 37 vjeç, banues në Fier, pasi ditën e djeshme, në Patos, duke drejtuar automjetin tip “Ford”, në ecje e sipër i është hapur dera e automjetit dhe si pasojë janë dëmtuar bashkëshortja e tij dhe vajza e tyre e mitur, të cilat morën mjekim në spital dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën”, njofton policia.