Iu dogj makina gjatë natës, biznesmeni: S’jam njeri i problemeve

Biznesmeni i hidrokarbureve, 66-vjeçaro Ndue Pjetrushi (Noshi) ka folur për mediat pas djegies së makinës. Ai ka dhënë se ka dëgjuar një shpërthim të mbytur dhe më pas ka parë makinën e parkuar jashtë oborrit të banesës në flakë.

56-vjeçari thotë se nuk ka konflikte, teksa i bën apel autoriteteve të zbardhin ngjarjen.

Intervista për gazetarët

Ndue Pjetrushi: Rreth orës 3:50 kam dëgjuar një shpërthim, si shpërthim i mbytur. Kam dalë në ballkon dhe e kam parë makinën duke u djegur. Në moment kam lajmëruar policinë, kanë ardhur, erdhi dhe zjarrfikësja bashkë me to, bënë ato procedurat e veta.

Pyetje: Keni dyshime për zjarrvënie të qëllimshme?

Ndue Pjetrushi: S’kam asnjë konflikt me kërkënd. Besoj të gjithë që më njohin e dinë që s’jam i problemeve.

Pyetje: Me çfarë merreni?

Ndue Pjetrushi: Në fushën e hidrokarbureve, transport nafte Shqipëri-Kosovë. Unë për vete nuk dyshoj. Mund të jetë edhe zjarrëvënie e qëllimshme, mund të jetë edhe që ka marrë vetë. Atë mund ta nxjerrin vetëm hetimet.

Pyetje: Kamerat e shtëpisë nuk kanë qenë në funksion?

Ndue Pjetrushi: Jo, kanë një javë që s’më kanë punuar, DVR-ja ka pasur probleme dhe e kam çuar për ta riparuar.