Një 39-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia e Bolzanos në Itali për akuzën e trafikimit të lëndëve narkotike.
Shtetasi ishte rezident në Modena,i cili u ndalua për një kontroll në autostradën Bolzano Sud dhe iu gjetën 1500 euro cash.
Por gjatë kontrollit të imtësishëm të makinës së shqiptarit iu gjet edhe një sasi kokaine me vlerë tregu 40 mijë euro.
Mediat italiane raportojnë se shqiptari gjatë kontrollit nga policia e ‘tradhtoi’ një radio në makinë.
Kjo bëri që policia të ngrinte dyshimet,ndërsa gjatë kontrollit brenda saj u gjet edhe sasia e lëndës narkotike.
Ndonëse nuk bëhet i ditur identiteti i tij,mediat italiane raportojnë se shqiptari është një emër i njohur për drejtësinë italiane, pasi ka qenë edhe më parë i arrestuar për krime droge./apel.media