Italianët masakrojnë Kumbullën: “Zhduku, ti s’bën as për kategorinë e tretë”

Nga “Parajsa” në “Ferr”. Të parën e përjetoi me kombëtaren, sidomos ndaj Polonisë, kur “futi në xhep” Robert Lewandowski. Të dytën e shijoi mjaft hidhur mbrëmë, në sfidën e “Conference League”, ku hum...
Italianët masakrojnë Kumbullën: “Zhduku, ti s’bën as për kategorinë e tretë”
Foto: Italianët masakrojnë Kumbullën: “Zhduku, ti s’bën as për kategorinë e tretë”

Nga “Parajsa” në “Ferr”. Të parën e përjetoi me kombëtaren, sidomos ndaj Polonisë, kur “futi në xhep” Robert Lewandowski. Të dytën e shijoi mjaft hidhur mbrëmë, në sfidën e “Conference League”, ku humbi thellë 6-1. Një turpërim historik për Jose Mourinho, ku mbrojtësi shqiptar ishte fajtor, sidomos në rastin e golit të tretë nga Bordo/Glimt.

Verdhekuqtë janë masakruar nga tifozët e Romës, sidomos Kumbulla, të cilit i janë sulur ashpër në rrjetet sociale: Zhduku nga Roma, ti s’bën as për kategorinë e tretë. Kthehu në Shqipëri! Edhe gazetat janë të pamëshirshme ndaj lojtarëve verdhekuq, të akuzuar se nuk e kanë respektuar ndeshjen, kundërshtarin norvegjez. “Corriere della Sera” i ka ngelur në klasë të gjithë lojtarët e Mourinhos.

Veçanërisht Marash Kumbulla nuk u kursye dhe mori kritikat më të ashpra. Kjo gazetë shkruan: “Ku shkoi mbrojtësi i Veronës, i rrëmbyer nga Roma për një shumë të majme? Ndeshje e turpshme, dukej se i kishte ngjitur këpucët në tokë. Ne duhet të kthehemi në verën e vitit 2020, kur bardhekaltrit janë përpjekur të arrijnë një marrëveshje me venedikasit për një kohë të gjatë, pa ia dalë.

Roma triumfoi më vonë në bazë të huazimit me të drejtën e blerjes përfundimtare, të ushtruar tashmë nga Friedkins. Lojtari shqiptar kushtoi 25 milionë euro, plus 3 milionë bonuse, ndërsa Cetin, Cancellieri dhe Diaby përfunduan te verdheblutë për një çmim total prej 9 milionësh”.