Italia hap dyert për punëtorët shqiptarë

Mijra shqiptarë do të përfitojnë nga ligji që po hartohet nga autoritetet italiane të cilat planifikojnë të pajisin me dokumenta  të gjithë emigrantët që punojnë në sektorin e bujqësisë, ku me  mijëra janë edhe ata shqiptarë që do të përfitojnë nga kjo nismë.

Ministri i Ekonomisë Roberto Gualtieri njoftoi pak kohë më parë se, masat që qeveria do të fillojë në favor të bizneseve do të përfitojnë edhe shumë biznese në sektorin e bujqësisë, me dekretin “Relaunch Italia” ose “Rilancia Italia”.

Sipas tij, marrëveshja për rregullimin e emigrantëve në sektorin bujqësor është arritur, ku pranë aplikimit të punëdhënësit do të ketë edhe aplikimin e punëtorit, i cili do të marrë një leje të përkohshme gjashtëmujore, të konvertueshme në një leje pune për nënshkrimin e kontratës, por me kontrolle më të rrepta që vërtetojnë se ai ka punuar më parë në sektorin e bujqësisë.

Nënshkrimi i këtij projektligji prej 55 miliardë eurosh, tashmë është njoftuar për tre javë nga ministri.