Italia ashpërson masat: Të pa vaksinuarit nuk do të lejohet të hyjnë në ambiente të mbyllura

Në prag të festave Italia ka ashpërsuar masat për të pavaksinuarit. Mediat e huaja shkruajnë se të pa vaksinuarit nuk do të lejohet të hyjnë në ambientet e mbyllura, si restorante, metro, muse, bare. ...

Në prag të festave Italia ka ashpërsuar masat për të pavaksinuarit. Mediat e huaja shkruajnë se të pa vaksinuarit nuk do të lejohet të hyjnë në ambientet e mbyllura, si restorante, metro, muse, bare.

Media Rai news ka treguar se nga dita e hënë e 6 dhjetorit deri në 15 janar policët italianë do të zhvillojnë kontrolle nëse njerëzit në ambjentet e mbylluara janë të pajisur me lejen ‘super’ e gjelbër gjelbër që vërteton se ata janë ose të vaksinuar ose janë shëruar së fundmi nga virusi.

Leja ‘super’ e gjelbër është vendosur nga qeveria italiane për të frenuar infeksionet, ndërsa varianti Omicron po përhapet në mbarë botën. Për më tepër, nga e hëna, leja bazë e gjelbër, do të jetë e nevojshme për të hyrë në metro, për të hipur në autobusë dhe për të marrë trenat. Përjashtim nga kjo masë bëjnë vetëm personat nën moshën 12 vjeç dhe ata të përjashtuar nga vaksinimi.