Itali/ Shqiptarit i sekuestrohen prona, mjete dhe “Rolex”

Mes 9 personave të bandës që furnizonte Rivierën italiane me drogë nga San Benedetto del Tronto në Pesaro, është edhe një 27-vjeçar nga Fano dhe një çift shqiptarësh, 59 dhe 61 vjeç, me banim në Pesaro.

Banda e shkatërruar nga karabinierët e Ankonës u arrestua dhe iu sekuestrua pasuria, akti i fundit ky i një hetimi që angazhoi hetuesit thuajse gjithë vitin e kaluar.

Mes aseteve të sekuestruara janë edhe 5 prona në Mondolfo, që i përkasin një 27-vjeçari shqiptar, banues në Ankona, të cilit i është sekuestruar gjithashtu edhe një furgon, një skuter me zhvendosje të madhe, 6 llogari rrjedhëse dhe 4 orë Rolex, raportuan mediat lokale.

Mallrat me më shumë vlerë sesa mendohej krijonin një një disproporcion që tërhoqi menjëherë vëmendjen e hetuesve.

Anëtarët e tjerë të bandës banojnë midis Ankonës, Firences dhe Peskarës.

Aktiviteti i karabinierëve ka nxjerrë në pah një treg shitjeje droge për të gjitha shijet: hashash, marihuanë dhe kokainë.