Itali/ Goditën me thikë bashkatdhetarin e tyre, arrestohen dy vëllezër shqiptarë

Itali/ Goditën me thikë bashkatdhetarin e tyre, arrestohen dy vëllezër shqiptarë

Policia në Itali ka parandaluar një ngjarje të rëndë në një banesë, ku për motive të dobëta sherri mes disa shqiptarëve kishte degraduar në përdorimin e armëve të ftohta.

Gjatë konfliktit, një 33-vjeçar shqiptar u godit me thikë në gjoks dhe u transportua në spitalin Maggiore, në Parma.

 
Mediat italiane bëjnë me dije se ndërhyrja në kohë e karabinierëve, ka parandaluar pasoja më të rënda të ngjarjes.

Në përfundim të rikonstruksionit të ngjarjeve, karabinierët arrestuan 2 vëllezër shqiptarë të moshës 40 dhe 32 vjeç, të akuzuar për bashkëpunim në tentativë vrasjeje.