Itali- Gjendet bomba e Luftës së Dytë Botërore: Autoritetet largojnë rreth 54 mijë njerëz

Nga Brindisi, qytet ky në zonën veriore të Italisë janë evakuuar sot rreth 54 mijë njerëz. Kjo pasi ekspertët kanë filluar punën për çmontimin e një bombe, e cila daton që prej Luftës së Dytë Botërore.

Mediat Italiane nga ana e tyre thonë se ky është operacioni më i madh i evakuimit në Itali në kohë paqeje.

Më shumë se 60% e banorëve të qytetit  janë detyruar që të zhvendosen, kjo për shkak se autoritetet e caktuan zonën e kuqe të rrezikut me një  rreze prej 1600 metrash nga vendi ku u gjet bomba.

Bomba e gjetur, është  prodhuar në Britaninë  e  Madhe  dhe besohet se ishte hedhur në tokën italiane në vitin 1941./apel.media