Ismailaj betohet si kryetar bashkie, Balla: Të ndreqim gabimet për të cilat mallakastriotët na tërhoqën veshin

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste dhe njëherësh Drejtuesi politik i PS për qarkun Fier Taulant Balla ishte sot në ceremoninë e betimit të kryetarit të ri të bashkisë Mallakastër Qeri...
Ismailaj betohet si kryetar bashkie, Balla: Të ndreqim gabimet për të cilat mallakastriotët na tërhoqën veshin
Foto: Ismailaj betohet si kryetar bashkie, Balla: Të ndreqim gabimet për të cilat mallakastriotët na tërhoqën veshin

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste dhe njëherësh Drejtuesi politik i PS për qarkun Fier Taulant Balla ishte sot në ceremoninë e betimit të kryetarit të ri të bashkisë Mallakastër Qerim Ismailaj dhe konstituimit të Këshillit të ri Bashkiak.

Balla është shprehur se besimin e dhënë më 14 maj duhet ta përkthejmë në punë konkrete.

“Konstituohet Këshilli i ri Bashkiak dhe bëri betimin Kryetari i Bashkisë Qerim Ismailaj, të zgjedhur me votën e popullit patriot të kësaj bashkie më 14 maj. Tani na duhet të justifikojmë besimin e dhënë dhe të ndreqim gabimet për të cilat mallakstriotët na tërhoqën veshin”.