Ishte në kërkim, 52-vjeçari në Shkodër plagoset nga RENEA gjatë operacionit për kapjen e tij

Një 52-vjeçar i shpallur në kërkim, i identifikuar si Ardian Narkaj, ka mbetur i plagosur me armë zjarri në qytetin e Shkodrës. Deri tani bëhet me dije se i plagosuri ka marrë ndihmë mjekësore në Spit...
Ishte në kërkim, 52-vjeçari në Shkodër plagoset nga RENEA gjatë operacionit për kapjen e tij
Foto: Ishte në kërkim, 52-vjeçari në Shkodër plagoset nga RENEA gjatë operacionit për kapjen e tij

Një 52-vjeçar i shpallur në kërkim, i identifikuar si Ardian Narkaj, ka mbetur i plagosur me armë zjarri në qytetin e Shkodrës.

Deri tani bëhet me dije se i plagosuri ka marrë ndihmë mjekësore në Spitalin e Shkodrës dhe më pas është nisur me helikopter drejt Tiranës, për të marrë ndihmë më të specializuar.

Sipas informacioneve mësohet se i plagosuri është në gjendje të rëndë shëndetësore, ndërkohë që është plagosur nga forcat RENEA gjatë operacionit për kapjen e tij.

Ardian Narkaj, 52-vjeçari që mbeti i plagosur këtë mëngjes në Shkodër, është një person i shpallur në kërkim.

Pak kohë më parë Policia e Shtetit e ka listuar Narkajn si një ndër 100 personat më të kërkuar në vend.

Ai rezulton i dënuar me 21 vite burgim, për veprën penale “Vrasje në rrethana cilësuese”. Narkaj akuzohet për vrasjen e Tonin Ulajt dhe të Gjergj Shotës, ngjarje e cila ka  ndodhur në vitin 2008.

Krimi i dyfishtë ndodhi gjatë kohës kur dy viktimat ishin persona të shpallur në kërkim nga Policia.