Ishin shpallur në kërkim, arrestohen 2 persona në Tiranë

Policia e Tiranës ka arrestuar dy persona të cilët ishin shpallur në kërkim.  Njëri prej të arrestuarve kërkohej për prodhim dhe shitje e narkotikëve dhe tjetri për drejtim mjeti në menyrë të parregul...
Ishin shpallur në kërkim, arrestohen 2 persona në Tiranë
Foto: Ishin shpallur në kërkim, arrestohen 2 persona në Tiranë

Policia e Tiranës ka arrestuar dy persona të cilët ishin shpallur në kërkim. 

Njëri prej të arrestuarve kërkohej për prodhim dhe shitje e narkotikëve dhe tjetri për drejtim mjeti në menyrë të parregullt.

Në pranga kanë rënë, Z.Q., 36 vjeç, pasi Gjykata e Shkallës Parë Tiranë e ka dënuar me 5 vjet burg, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe Q.K., 35 vjeç, i shpallur në kërkim për veprën penale “Plagosje e rëndë me dashje”.

Njoftimi i policisë:

Kapen dhe ndalohen 2 shtetas të shpallur në kërkim kombetar.

Arrestohen në flagrancë dhe 2 shtetas të tjerë, nga këta 1 për prodhim dhe shitje e narkotikëve dhe 1 për drejtim mjeti në menyrë të parregullt.

Në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim, nga strukturat e DVP Tiranë janë kapur dhe ndaluar shtetasit:

  • Z.Q., 36 vjeç, pasi Gjykata e Shkallës Parë Tiranë e ka dënuar me 5 vjet burg, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.
  • Q.K., 35 vjeç, i shpallur në kërkim për veprën penale “Plagosje e rëndë me dashje”.

Forçat e Posaçme “Shqiponja” në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Narkotikëve”, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit A.M., 34 vjeç, pasi në rrugën “Irfan Tomini”, gjatë kontrollit fizik iu gjet e iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale 5.8 gr. lëndë e dyshuar narkotike e llojit Kokainë.

Nga specialistët e Qarkullimit Rrugor u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit A.G., 33 vjeç, pasi në rrugën “Llazi Miho”, u kap duke drejtuar mjetin pa leje përkatese.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.