Habib Rexha, 31-vjeçari i cili vrau Arian Gosën dy ditë më parë në qytetin e Kavajës, u vetëdorëzua ditën e sotme në polici. Gosa kishte filmuar dhe një video ku shfaqej së bashku me të atin dhe tregonte që do të dorëzohej në komisariat me dëshirën e tij, pas kërkesës së të atit. Rexha ka dëshmuar në polici se më datën 21 maj, ai ka qenë rastësisht në zonën ku ka qenë dhe 48-vjeçari Gosa.
Autori ka qenë së bashku me një shok, për të cilin ka thënë se nuk ka pasur dijeni mbi situatën, por pasi ka vërejtur Arian Gosën me të atin, kanë parkuar makinën dhe është nisur drejt lokalit dhe në gjaknxehtësi ka kryer krimin.
Më pas, është larguar fillimisht drejt Durrësit dhe pastaj në Kukës.
Habib Rexha: Isha përballë kafenesë, në një kancelari, kur kam parë Arian Gosën në kafene me babain e tij. U largova 300-400 metra, parkova makinën dhe u nisa në drejtim të lokalit në këmbë. Nuk isha duke e ruajtur. E pashë rastësisht dhe veprova nga gjaknxehtësia. Krimin e kreva pa e menduar, e pashë dhe e vrava. Në makinë isha me një shokun tim. Dhe po me shokun jam larguar në fillim drejt Durrësit e më pas në Kukës. Vendosa të vetëdorëzohesha me kërkesë të babait tim në bashkëpunim me policinë.