Ish presidenti Nishani ironizon: Armiqtë më të betuar të PD-së, sot janë avoketërit më të zjarrtë e fanatikë të Bashës

Ish-Presidenti Bujar Nishani përmes një postimi në rrjetet sociale shkruan se të gjithë armiqtë më të betuar politik të PD-së, janë bërë papritur avokatët mbrojtës të Lulzim Bashës. Nishani shkruan se...
Ish presidenti Nishani ironizon: Armiqtë më të betuar të PD-së, sot janë avoketërit më të zjarrtë e fanatikë të Bashës
Foto: Ish presidenti Nishani ironizon: Armiqtë më të betuar të PD-së, sot janë avoketërit më të zjarrtë e fanatikë të Bashës

Ish-Presidenti Bujar Nishani përmes një postimi në rrjetet sociale shkruan se të gjithë armiqtë më të betuar politik të PD-së, janë bërë papritur avokatët mbrojtës të Lulzim Bashës.

Nishani shkruan se mjafton ky fakt që demokratët e vërtetë të bashkohen për forcimin e PD-së, e cila i tmerron armiqtë e saj politikë.

“Shumë interesante por e qartë si kristali !

Pa përjashtim, të gjithë armiqtë më të betuar politik të Partisë Demokratike, që nga dita e parë e themelimit të saj dhe deri më sot, janë bërë papritur, avoketërit më të zjarrtë e fanatikë të Lulzim Bashës.

Të L. Bashës jo si individ por të L. Bashës si Kryetar i Partisë Demokratike.

Mjafton ky fakt për të kthjelluar dhe ndriçuar çdo demokrat e çdo patriot të këtij vendi sot.

Bashkimi i PD, forcimi i PD, kthimi në opozitë të vërtetë PD, i tmerron armiqtë e saj politik.

Tmerron dhe armiqtë e Shqipërisë, po ashtu !”, shkruan Nishani.