Ish presidenti Nishani: Basha, rast unikal në botë i një kryetari partie, qëndron edhe kur elektorati publikisht nuk e do më

Ish-Presidenti Bujar Nishani në një postim në Fb, është shprehur se Basha është rasti i vetëm në botë i cili qëndron në zyrë edhe kur shumica dërrmuese e anëtarësisë dhe elektorati i asaj partie nuk e do më.

Postimi i plotë:

Lulzim Basha është rasti unikal në botë, i një kryetari partie i cili qëndron formalisht në zyrë edhe kur shumica dërrmuese e anëtarësisë dhe elektorati i asaj partie nuk e do më dhe shprehet publikisht për këtë. Vetëm një hall i madh personal e detyron njeriun të sillet kështu! Demokratët kanë për detyrë të zgjidhin hallin e partisë së tyre, jo të Lulzim Bashës.