Ish presidenti flet mbi rikthimin e Berishës: “Çdo njeri ka një periudhë që është aktiv dhe duhet të shërbejë, më pas duhet të mënjanohet”

Ish-presidenti Alfred Moisiu, ka folur mbi situatën e tensionuar në Partinë Demokratike “Sigurisht politika shqiptare është komplikuar, është lufta brenda llojit, por ndonjëherë këto gjëra bëjnë mirë....
Ish presidenti flet mbi rikthimin e Berishës: “Çdo njeri ka një periudhë që është aktiv dhe duhet të shërbejë, më pas duhet të mënjanohet”
Foto: Ish presidenti flet mbi rikthimin e Berishës: “Çdo njeri ka një periudhë që është aktiv dhe duhet të shërbejë, më pas duhet të mënjanohet”

Ish-presidenti Alfred Moisiu, ka folur mbi situatën e tensionuar në Partinë Demokratike

“Sigurisht politika shqiptare është komplikuar, është lufta brenda llojit, por ndonjëherë këto gjëra bëjnë mirë. Bëjnë mirë sepse edhe brenda llojit duhen hequr ca gjëra që kanë hyrë si kanë hyrë, por tani janë të dëmshme dhe duhen pastruar. Kështu që mendoj se nuk është gjë e keqe”, tha ish-presidenti.

I pyetur se si e sheh rikthimin e Sali Berishës në krye të PD, ish-presidenti tha se çdo njëri ka një periudhë që është aktiv dhe duhet të shërbejë dhe pastaj vjen një moment kur duhet të mënjanohet.

Sipas tij, ajo që po ndodh në PD e dobëson opozitën.

“Por mendoj se pasi kjo të kalojë opozita duhet të bëhet më e fortë dhe do të bëhet më e fortë”, tha Moisiu.