Ish-lojtari i Skënderbeut drejt Korçës si trajner: Në Fier më pengon kontrata

Ivan Gvozdenoviç kthehet në Beograd, por jo përfundimisht. Të mërkurën ai do të vijë sërish në Shqipëri dhe ka shumë të ngjarë të kthehet me bagazhe me vete. Është pak e sigurt, që do të jetë trajner ...
Ish-lojtari i Skënderbeut drejt Korçës si trajner: Në Fier më pengon kontrata
Foto: Ish-lojtari i Skënderbeut drejt Korçës si trajner: Në Fier më pengon kontrata

Ivan Gvozdenoviç kthehet në Beograd, por jo përfundimisht. Të mërkurën ai do të vijë sërish në Shqipëri dhe ka shumë të ngjarë të kthehet me bagazhe me vete. Është pak e sigurt, që do të jetë trajner i Kategorisë së Parë. I cilit ekip, dilemat vazhdojnë. Ka folur me Ardjan Takajn e Skënderbeun dhe Koço Kokëdhimën e Apolonisë, por ende nuk e ka thënë fjalën e fundit. I ka pëlqyer projekti i fierakëve, por jo kohëzgjatja e kontratës. Lidhja shpirtërore dhe njohja e ambientit mund ta çojë në Korçë. Për të na shuar ndonjë dilemë të vogël, mendon vetë serbi. Gjatë një interviste të dhënë për “Panorama Sport”, ai tregon shumë për të ardhmen e tij si trajner…

Ardhja juaj në Shqipëri nuk ka qenë e rastësishme, sepse jeni kontaktuar nga dy presidentë. Si shkuan bisedimet me Ardjan Takajn dhe Koço Kokëdhimën?

Po, është e vërtetë që ardhja ime në Shqipëri ka të bëjë me drejtimin e një prej skuadrave të sipërpërmendura. Java që lamë pas ishte mjaft intensive për mua se jam takuar me dy presidentë njëri pas tjetrit brenda pak ditësh.

Keni marrë oferta konkrete?

E pranoj që kam marrë dy oferta konkrete nga klubet respektive dhe kjo ishte arsyeja e vetme e rikthimit tim në Shqipëri.

Keni “ngecur” në aksin Korçë-Fier… por ku jeni më parë?

Në radhë të parë i falënderoj të dyja klubet për interesin e treguar. Njëkohësisht ndihem i privilegjuar që emri im lidhet drejtpërdrejtë me dy skuadra që kanë bërë histori në futbollin shqiptar. Nuk dua që të futem shumë në detaje. Më pëlqeu projekti i Apolonisë, por mos harroni që kam luajtur disa vite në Korçë. Nuk dua të tregohem i paqartë, por kjo është situata deri më tani.