Ish lojtari i Liverpool Michael Ngoo, mbërrin në Tiranë

Ish lojtari i Liverpool u bë anglezi i parë që u aktivizua në futbollin shqiptar, ku u  bashkua me Tiranën në vitin që ajo luajti në Kategorinë e parë për t’u larguar pas 3 sezonesh me medaljen e kampionit në qafë.

Mësohet se sulmuesi Michael Ngoo ka mbërritur në aeroportin e Rinasit, i cili pritet që në orët e pasdites  t’i bashkohet kryeqytetasve të cilët ndodhen në Pogradec, duke u përgatitur për sezonin e ri.