Ish-Kryeministri maqedonas Nicola Gruevski shpallet fajtor dhe dënohet me 1 vit e 6 muaj burg

Ish-Kryeministri i Maqedonisë së Veriut Nicola Gruevski dhe ish-ministri Mile Janakieski shpallen fajtorë për rastin “Shuplakat”.

Gruevski dënohet me një vit e gjysmë burg, ndërsa ish ministri Mile Janakieski dënohet më një vjet burg me kusht, në rast se në katër vitet e ardhshme nuk e përsërit veprën. 

Ish-kryeministri Gruevski doli në përgjime ku kërkonte rrahjen e kundërshtarit politik.

Për veprën e njëjtë dënohen me kusht edhe Aleksandar Trajkovski, Darko Stojqevski, Daniell Trifunovski. Të lartpërmendurit dënohen më 9 muaj me kusht në rast se në tre vitet e ardhshme nuk do ta përsërisin veprën e njëjtë.

Ndërsa me 6 muaj burg me kusht, në rast se brenda 2 viteve nuk e përsërisin veprën e njëjtë dënohen Trajçe Petkovski, Igor Boshkovski.

Katër të fundit kanë rrënuar rrethojën e Komunës dhe kanë filluar të gjuajnë me lëndë të forta në drejtim të sallës ku zhvillohej mbledhja e Këshillit Komunal, raporton media maqedonase Alsat. Është thyer edhe dera e hyrjes e barakës ku ka qenë e vendosur salla ku është zhvilluar mbledhja e Këshillit.