Ish-Kryeministri Berisha fton ish drejtorët e tij ditën e sotme në Elbasan, në foltoren e radhës për PD-në

Ish-kryeministri Sali Berisha ka ftuar ish drejtorët e tij ditën e sotme në Elbasan, të marrin pjesë në foltoren e radhës për PD-në.

Me anë të një postimi në Facebook, Berisha shkruan se takimi do të mbahet në orën 18 në sallën e Teatrit Skampa.

“Sot ne ora 18:00 ne Sallen e Theatrit Skampa te Elbasanit mbahet “Foltorja per nje Parti Demokratike me te bashkuar, me te forte, me te hapur. Interes i jashtzakonshem. Ftoj demokratet dhe demokratët e Elbasanit te marrin pjese. Vetem te bashkuar fitojme! Rrofte Elbasani! “, shkruan Berisha.