Ish deputeti Përmetit i BD ironizon demokratët/ A është Sali Berisha i blerë nga Rama që shan Bashën. Kur treguam të vërtetën na u versulët

Nga Andi Permeti

Kur koha të jep plotësisht të drejtë!

Prej vitit 2017 e më tej, unë dhe shumë të djathtë të tjerë, kemi artikuluar publikisht tezën, se Lulezim Basha është në pazar me Edi Ramen dhe prej këtij pazari Lulezim Basha tradhëton çdo kauze opozitare dhe kryen akte politike që dëmtojnë Partinë Demokratike, ndërsa Rama nëpërmjet këtij pazari mban pushtetin.

Kemi artikuluar shpesh që pa larguar Bashën nga drejtimi i PD nuk rrezon dot Ramen. Keto artikulime i kemi mbështetur në fakte publike siç ka qenë tradhëtimi i të gjitha kauzave opozitare, largimi i gjithë palcës dhe historisë së Partisë Demokoratike në çdo zonë të Shqipërisë, duke i zëvendësuar me humbesa seriali të cilët e çuan PD në nivelin elektoral më të ulët në historinë e saj, lënia në tavolinë e të gjithë pushteteve Edi Rames etj.

Por, për keto artikulime kemi marrë sulme dhe anatemime të jashtëzakonshme, mediat pranë PD, militantet, call centerat, madje edhe drejtues të rëndësishëm të PD të cilat na akuzonin publikisht ose privatisht se ishim te shitur te Rama. Por Karma ndodhi. Universi u hakmorr në mënyren më të bukur të mundshme me ta. Sali Berisha deklaroi se Lulezim Bashën e ka blerë Edi Rama dhe të dy po punojnë për të shkatërruar Partinë Demokratike.

Tani dilema e ktyre personazheve është rritur: A eshte Sali Berisha i blerë nga Edi Rama mqs po sulmon Lulezim Bashën? Dhe nqs nuk është i blerë por po thotë të vërtetën, a mos duhet t’i kërkojnë falje çdokujt që ka thënë po kaq saç ka thënë doktori, por e ka thënë prej vitesh? S’do të doja të isha sot në petkun e këtyre personazheve. Sot ata janë të mjerë e të ç’akorduar. As kuptojnë ç’ka ndodhur e as kanë për të kuptuar se ç’do te ndodh. Të pakten sot, kanë kuptuar mjerimin e kufizimit të tyre. Nqs do kishin mirësinë të dëgjonin e të kuptonin, sot Rama do ishte në pension, Luli në Hollande dhe PD në maxhorancë, por kufizimi i tyre ka dëmtuar po aq sa pazari i Bashës me Ramën. Karma nuk fal kurrë!