Ish anëtari i K. K. i PD-së ironizon Bashën: “Bëni gati lugët e floririt se erdhi tepsia!”

Ish anëtari i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike Edvin Kulluri, ka ironizuar Lulzim Bashën me qëndrimin më të fundit, se opozita joparalamentare do të qëndrojë në një linjë me CDU-në.

Më herët kryetari i PD-së deklaroi përmes një postimi në rrjetet sociale se do të kthehet nga Gjermani me duart plot.

“Bëni gati lugët e floririt se erdhi tepsia! Do ketë për të tërë…. Drejtori, mandate deputeti, para në dorë, prona, llogari, Tele Bingo, Kinder Surprise, gështenja të pjekura, lumenj me qumësht dhe simite, pushime në Kubë, vila, shtesa kati e c’tu dojë e bardha zemër! Mirësevjen o gjigand”,- shkruan Kulluri në rrjetet sociale./apel.media