Ish ambasadori amerikan: Shqiptarët e zgjedhin vetë liderin politik, vendimi nuk i takon Uashington-it

Ish-ambasadori amerikan, Alexander Arvizu, ka deklaruar gjatë një inetrviste në Euronews Albania se zgjedhje e liderëve politkë ëhstë një vendim që iu takon qytetarëve shqiptarë dhe jo Uashingtonit. Arvizu theksoi se SHBA dhe BE nuk mund të ndërhyjnë në çështje të brendshme politike, si ajo e zgjedhjes së liderëve në politikë.

“Së pari, unë nuk përfaqësoj më qeverinë dhe nuk kam akses në informacionet zyrtare që çojnë në këto vendimmarrje. Për mua, kur isha ambasador dhe për çdo ambasador amerikan, e rëndësishme është të tregojmë respekt për qytetarët shqiptarë. Shqiptarët e dinë dhe e kuptojnë fare mirë se çfarë do të thotë të respektohen. Respekti duhet treguar në çdo gjë që bën. Edhe pse një vendim që merret, nuk është ai i duhuri, njerëzit e kuptojnë domethënien e tij.

Sa i takon opozitës, mendoj se është me me rëndësi që qytetarët të kuptojnë se, këdo që zgjidhni për një lider politik, mes qeverisë dhe opozitës, nuk është një vendim që i takon Uashingtonit, as qeverive të vendeve anëtare të BE-së, por një vendim për Shqipërinë. Kjo duhet kuptuar shumë qartë, është opozita juaj, është edhe qeveria juaj. Mendoj se përgjegjësia e qeverive mike si SHBA dhe BE, sepse Amerikës i intereson Shqipëria, qoftë demokratë apo republikanë. Mendoj se është e përshtatshme që të japim një opinion me respekt, por këto lloj vendimesh, se kush është në opozitë dhe kush është në qeveri, u takon qytetarëve shqiptarë”,është shprehur Alexander Arvizu.