Ironizon themeluesi i BD-së/ Meta do të pyesë qytetarët, a jeni dakord që të ketë seli diplomatike?

Fabjan Topallaj   një ndër themeluesit e Partisë Bindja Demokratike, gjatë një interviste ka reaguar në lidhje me situatën politike në vend. I pyetur për sugjerimin e Presidentit  në lidhje me  një referendum, ai  ka thënë se referendumi është një e drejtë kushtetuese.

Nga ana tjetër ai ka komentuar edhe qendrimin e Metës, duke thënë se ai në këtë periudhë ka qenë dhe shumë i ngarkuar me përplasjet që ka pasur me institucionet e tjera. Ai gjithashtu nuk ka lënë pa përmendur edhe videon për të cilën ka folur aq shumë Presidenti Meta.

Gjithashtu Topallaj hedh hije dyshimi edhe mbi pyetjet që do të mund të drejtojë Meta përmes referendumit. Duke ironizuar Topallaj shprehet se në kushtet aktuale presidenti mund t’i pyesë qytetarët për dakordësinë e tyre në lidhje me dakordrësinë e tyre për funksionimin e selive diplomatike në Shqipëri./ apel.media