Irina Shayk harron Bradley-n, fotografohet përkrah një mashkulli tjetër

Modelja ruse Irina Shayk duket që e ka lënë pas historinë me aktorin e famshëm Bradley Cooper. Ata janë ndarë miqësisht dhe secili tani mund të vazhdojë jetën, pse jo dhe duke krijuar romanca të reja.

Irina duket që ka filluar një lidhje të re me një mashkull misterioz por ende nuk dihet identiteti i tij.

Ajo është parë teksa dilte nga një hotel në New York e shoqëruar nga një djalë.

Me syzë të zeza edhe pse ishte natë ajo nuk ju ka shpëtuar dot paparacëve. A është ky vallë partneri i ri i modeles?/apel.media