Irani nuk di të ndalet: Përgjigja jonë përfundimtare do të jetë zhdukja e forcave amerikane nga rajoni

Si të mos mjaftonin kërcënimet, paralajmërimet dhe inskenimi i vrasjes së presidentit Trump, sërisht presidenti Rouhani ka bërë reagim të ashpër.

Pasi paralajmëroi se do i presë  “këmbët” SHBA, që i prenë duart gjeneralit të vrarë Qassem Soleimani, Hassan Rouhani, presidenti i Iranit, ka lëshuar kërcëniomin e radhës, pak orë pas sulmit me raketa balistike ne dy baza te SHBA-se ne Irak.

Në një postim të ri në Twitter, Rouhani tha se “përgjigjja përfundimtare” e vendit ndaj vrasjes së gjeneralit Qassem Suleimani do të jetë “të zhdukë të gjitha forcat amerikane nga rajoni”.

“Gjeneral Soleimani luftoi në mënyrë heroike kundër ISIS, Al Nusrah, Al Qaeda etj.

Nëse nuk do të ishte lufta e tij kundër terrorit, kryeqytetet evropiane do të ishin në rrezik të madh tani.

Përgjigja jonë përfundimtare për vrasjen e tij do të jetë zhdukja e të gjitha forcave amerikane nga rajoni”, shkruan Rouhani në Twitter./apel.media