Shënohen 92 viktima si pasojë e një zjarri në spitalin Covid-19 në Irak

Si pasojë e një zjarri në një pavijon të të sëmurëve me Covid në një spital në qytetin irakian të Nasiriya, janë shënuar 92 viktima. Pjesa më e madhe e sistemit të kujdesit shëndetësor në Irak është n...
Shënohen 92 viktima si pasojë e një zjarri në spitalin Covid-19 në Irak
Foto: Shënohen 92 viktima si pasojë e një zjarri në spitalin Covid-19 në Irak

Si pasojë e një zjarri në një pavijon të të sëmurëve me Covid në një spital në qytetin irakian të Nasiriya, janë shënuar 92 viktima.

Pjesa më e madhe e sistemit të kujdesit shëndetësor në Irak është në gjendje të keqe pas viteve të konfliktit dhe të afërmit e zemëruar të viktimave kanë protestuar jashtë objektit.

Policia thotë se zjarri në spitalin al-Hussein filloi kur shkëndijat nga instalimet e gabuara elektrike u përhapën në një bombol oksigjeni, duke shkaktuar shpërthimin.

Kryeministri Mustafa al-Kadhimi urdhëroi arrestimin e shefit të spitalit. Zyrtarët shëndetësorë thonë se më shumë se 100 vetë u plagosën.

Në prill një zjarr në një spital në Bagdad vrau më shumë se 80 persona.

Kryeministri i vendit tha që të dy zjarret ishin “një plagë e thellë në ndërgjegjen e të gjithë irakianëve”.

Kryetari i parlamentit irakian, Mohammed al-Halbousi, shkroi në Tëitter se flakët e Nasiriya ishin “prova e qartë e dështimit për të mbrojtur jetën e Irakut dhe është koha t’i jepet fund këtij dështimi katastrofik”.

Agjencia e lajmeve Reuters raportoi përplasje midis demonstruesve dhe policisë në vendngjarje dhe dy automjete policie u dogjën.

Pavijoni i ri kishte hapësirë ​​për 70 shtretër dhe u ndërtua vetëm tre muaj më parë, thanë zyrtarët mjekësorë për agjencinë e lajmeve Associated Press.

Një zyrtar shëndetësor tha se të paktën 63 njerëz kishin qenë brenda kur filloi zjarri, ndërkohë që operacioni i kërkimit po vazhdon.