Inxhinieri hidro-teknik Fitim Ballo, ka deklaruar se godinat që kanë plasaritje janë të vdekur dhe ka bërë thirrje që banorët nuk duhet të kthehen më në ato banesa.
Sipas Ballos, çdo ndërtim në Durrës, duhet të përballojë magnitudën 8 ballë, por ndërtuesit nuk kanë respektuar kushtet teknike.
Më tej ai shton se specialistët duhet t’u vendosin kryçin pallateve të dëmtuara, ndërsa pallatet në bregun e detit në Durrës, kanë probleme të shumta duke filluar nga themelet, pasi janë ndërtuar jashtë standarteve.
“Godinat që janë shembur dhe ato që kanë plasaritje janë të vdekur. Banorët nuk duhet të rrezikojnë duke u kthyer në ato banesa!” Kështu është shprehur ing hidro-teknik Fitim Ballo, i ftuar në studion “ABC Neës” .
Sipas Ballos, çdo ndërtim në Durrës, duhet të përballojë magnitudën 8 ballë, por ndërtuesit nuk kanë respektuar kushtet teknike.
“Shteti duhet të ndërrmerte masa inxhinierike, e dimë shumë mirë se çfarë pasojash shkakton tërmeti, godinat ishin të dëmtuara dhe duke i vlerësuar ndërtimet nuk mund të banohej aty pas tërmetit të 26 shtatorit.
Duhet të ishin treguar më të përgjegjëshëm sepse Shqipëria nga 15 prill i 79-tës nuk kishte kaluar një tërmet të tillë. Ndërtuesit nuk kanë respektuar kriteret teknike, shteti ka përgjegjësi kur jep leje, pasi jep kushtët teknike të ndërtimit. Çdo ndërtim në Durrës duhet të përballojë magnitudën 8 ballë ndërsa në Tirana 7 Ballë.
Në letër ligjet egzistojnë por në praktik nuk janë zabtuar dhe është shteti ai që duhet të tregohet i përgjegjshëm dhe duhet të kontrollojë lejet, tha ndër të tjera inxhinieri.
Inxhinierët marrin përgjegjësinë të bëjnë projekte që nuk duhen bërë. Studimi i terrenit ka shumë mangësi, ndërtimin sot te ne e bëjnë injorantët të paditurit. Cilësia, kualiteti janë zero. Nga të dhënat që jepen për tërmetet Shqipëria klasifikohet e para kohët e fundit për rënien e tërmetit të fortë”, tha Ballo.
Duhet të bëhet evidentimi i banesave që janë goditur, godinat që janë shembur dhe ato që kanë plasaritje janë të vdekura ndërsa godinat me plasaritje të vogla janë të sëmura”,- u shpreh ai./apel.media