“Investimet për sportin bëhen vetëm nga Bashkia”, Veliaj: Ku shkuan 2.1 mln dollarë ndihma nga FIFA dhe UEFA për FSHF në pandemi

Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj në ‘Real Story’ me Sokol Ballën foli për investimet në sport dhe për deklaratën e tij të fundit ku edhe u shpreh se futbolli duhet të ndahet nga llumi, duke shigjetuar në këtë mënyrë Armando Dukën.

Sipas Veliaj FSHF ka marrë para nga FIFA, po ndërkohë investimet për sportin ne qytet bëhen vetëm nga Bashkia e Tiranës.

‘Bashkia e Tiranës i ka dhënë klubit Tirana premiumin më të madh. Kam thënë në dallim nga herët e tjera unë thash do të shpërblej kush sjell kupë. Kur ti kishe njerëz që nuk ndanin dot sportin nga politika, rezultatet tona ishin skandal. U pastrua peshëngritja Brikeni me medalje, u pastrua atletika po hyjmë tek më të mirët e botës. Më thoni a ka një fushë që ka bërë Federata Shqiptare e Futbollit? Unë jam 30 % aksioner i Tiranës.  Përsa kohë që ty ti ka dhënë Fifa dhe ti nuk i ke shpërndarë, mua më lind pyetja ne jemi korrekt se i kemi dhënë shpërblimet… Për tipa si Platian dhe Blateri duhet kuptuar se babëzi duhet të mbarojë. Në 28 mars kreu i Federatës firmos bluzën dhe thotë votoni ndryshimin…Në mes të fushatës merret me polikë…Shoqëria personale duhet ndarë me emrin e Federatës…Unë nuk po hakmerren…Kur t’i futesh dhe ke vëllain kandidat vetë thua votoni për opozitën, vetë organizo edhe ndeshjen. Tani a ka konflikt interesi këtu? Unë po them se nuk e kam detyrë kryesore dhe kemi bërë shumë…Në mes të fushatës thua votoni ndryshimin, nëse kishe 2 milion euro për të shpërndarë, përse nuk i more çunat dhe gocat e Tiranës. Nëse do të ishin llumi i Shijakut të aftë do të kishin fituar…Ndaj për këtë unë jam i revoltuar. Ty të jep FIFA para dhe qeverisë i thua do të bëj bojkot’…’, u shpreh ai.