Interi nis një ofertë zyrtare për Vidal

Antonio Conte kërkon me çdo kusht shërbimet e mesfushorit të Barcelonës, Arturo Vidal. Trajneri e sheh kilianin si shumë i dobishëm për skemat e tij. Duhet thënë se Vidal nuk konsiderohet i paprekshëm në merkato.
Mesfushori nuk po merr shumë minuta në këmbë tek Barcelona, dhe kjo gjë po e shtyn atë të largohet nga klubi. Drejtuesit e zikaltërve kanë nisur një ofertë prej 12 mln €, por kjo ofertë është refuzuar menjëherë nga Barcelona, pasi ata kërkojnë të paktën 20 mln € për ta lënë të lirë lojtarin.
Vidal ka luajtur në 14 ndeshje këtë sezon, por vetëm në 4 prej tyre ka hyrë në fushë si titullar. Ai ka arritur të shënojë 4 gola dhe të ketë një nivel të lartë loje, por minutat e pakta po bëhen shkak për dëshirën e tij për t’u larguar. /apel.media