Interesante nga UFC, ja sa të ardhura ka arritur të përfitojë Khabib Nurmagomedov në karrierën e tij

Një sasi e jashtëzakonshme e fitimeve të Khabib Nurmagomedov në UFC kanë ardhur nga dy ndeshjet e tij të fundit, me fitoren ndaj Dustin Poirier që linte pas fitimet që  ndaj Conor McGregor.

Sipas MMA Daily, rusi ka fituar 8,680,000$ gjatë 12 ndeshjeve të tij në UFC, duke mos përfshirë blerjet e PPV, me 6,090,000$ të cilat vijnë nga ndeshja e tij me Poirier dhe 1.540,000$ që vijnë nga ajo kundër McGregor.

Kundër McGregor, kampioni i peshave të lehta të UFC-së përfitoi 2,000,000$ për t’u paraqitur dhe një pagë stimuluese prej 40,000$ në javë, por më pas u hodh dhe një shumë prej 500,000$  për përleshjen pas ndeshjes.

Pasi mposhti irlandezin, Khabib u hodh në turmë dhe sulmoi një anëtar të ekipit të tij kundërshtarë, pas rivalitetit të nxehtë që kishte filluar që në fillim e deri në ndeshje.

Sulmi dhe të gjithë pasuesit që përfshinë anëtarët e ekipit të tij duke hyrë në oktagon dhe sulmuan McGregor, rezultuan me gjobë për përfshirjen e tyre dhe u shpallën dekrete të cilat tregonin që Khabib nuk e mbrojti titullin e tij për gati një vit.

Fitorja dhe koha e kaluar shërbeu për të rritur reputacionin dhe popullaritetin e 31-vjeçarit në sport dhe në kohën kur u përball me kampionin e përkohshëm Poirier në UFC 242 më Shtator, ku fitoi shumë më tepër.

Nurmagomedov mori 6 milion $ për t’u paraqitur në ndeshje, 40,000 $ për nxitjen e javës së ndeshjes dhe nga “Performanca e Mbrëmjes” përfitoi 50,000$ bonus, një shumë aspak e keqe.

Fitimi i titullit të tij kundër Al Iaquinta, i arkëtoi sportistit Dagestan edhe 530,000 $ në UFC 223 dhe ndeshja e tij para kësaj i shtoi 215,000 $ në llogarinë e tij bankare, por para kësaj asnjë ndeshje nuk e kishte bërë Khabib të përfitonte as 100,000$ në një mbrëmje.

Dueli i radhës për Khabib do të zhvillohet në Prill, ku rusi do të ndeshet me  me Tony Ferguson për të mbrojtur titullin e tij të lehtë në UFC 249. Kjo është hera e pestë që dyshja do të takohen.

Në secilën nga katër rastet e mëparshme, njëri prej të dyve është dashur të kthehet mbrapa për ndonjë arsye.

Khabib do të shpresojë të rrisë fitimet e tij edhe një herë, por një tjetër ndeshje me McGregor mund të jetë dita më e paguar për të. /apel.media