“Inteligjenca artificiale, ambicia më e madhe e qeverisë”, Kushi: Projekt pilot në Divjakë për bujqësinë 

Evis Kushi, deputete e Partisë Socialiste, ish-ministre e Arsimit, foli në një emision televiziv për Kongresin e jashtëzakonshëm të Partisë Socialiste të mbajtur ditën e premte, duke thënë se ky kongr...
“Inteligjenca artificiale, ambicia më e madhe e qeverisë”, Kushi: Projekt pilot në Divjakë për bujqësinë 
Foto: “Inteligjenca artificiale, ambicia më e madhe e qeverisë”, Kushi: Projekt pilot në Divjakë për bujqësinë 

Evis Kushi, deputete e Partisë Socialiste, ish-ministre e Arsimit, foli në një emision televiziv për Kongresin e jashtëzakonshëm të Partisë Socialiste të mbajtur ditën e premte, duke thënë se ky kongres ishte i rëndësishëm jo vetëm për socialistët, por për të gjithë qytetarët.

“Kongresi i jashtëzakonshëm i PS-së ka qenë një ngjarje e rëndësishme, jo vetëm për socialistët, por për të gjithë qytetarët, sepse për 7 orë e gjysmë nuk u fokusua vetëm në çështje të partisë, por edhe në çështje të qeverisjes. Panelet u fokusuan nga të gjitha aspektet e qeverisjes. Nga reforma në drejtësi te siguria e rendi, si dhe për të filluar për përgatitjet për fushatën e vitit 2025. Pati analiza çfarë kemi bërë dhe çfarë mund të bëjmë më mirë. Refren ishte vizioni 2030. Si do të jetë Shqipëria e vitit 2030, duke shpalosur ambiciet tona çfarë mund të bëjmë më mirë”.

Më tej, ish-ministrja e Arsimit u shpreh se inteligjencën artificiale, ambicia më e madhe e qeverisë.

“Në secilin prej paneleve pati diskutim të gjatë ku u prezantuan çfarë është bërë dhe çfarë duhet të bëhet. Ndërkohë, Edi Rama u fokusua në drejtimet kryesore që janë të lidhura ngushtë edhe me sektorët. Reforma në drejtësia është kyçe që ndikojë të gjithë sektorët. Kryeministri foli për inteligjencën artificiale, e cila është ambicia më e madhe. Inteligjenca artificiale nuk është një qëllim në vetvete, por një mekanizëm për të përmirësuar sektorë të tjerë. Ne do të fillojmë me një projekt pilot në Divjakë sesi inteligjenca artificiale do të ndihmojë edhe sektorin e bujqësisë”, tha Kushi.