E ndërsa intelektualët kanë hapur dyert e shtëpive të tyre për të pastrehët e tërmetit, firmat e ndërtimit kanë ikur në drejtim të paditur.
Firmat e ndërtimit janë ndër fushat e biznesit të cilat përfitojnë më së shumti nga fondet publiike.
Por në këtë situatë, ato shfaqen më së shumti si inekzistente.
Në kushtet kur mijëra të pastrehë ndodhen në qiell të hapur, apo presin që t’i zënë banesat brenda nga moment në moment, firmat e ndërtimit heshtin.
Firmat e ndërtimit heshtin, pavarësisht faktit që kanë me qindra hyrje pallatësh të lira gati, ato nuk kanë ofruar asnjë prej tyre në ndihmë të banorëve.
Të gjithë janë mobilizuar, familje të thjeshta po ofrojnë shtëpitë e tyre për banorët, firmat e ndërtimit nuk kanë dhuruar asnjë qindarkë për banorët në nevojë./apel.media