Integrimi, Merkel: BE duhet të mbante fjalën me Shqipërinë. E kuptoj zhgënjimin

Angela Merkel është mirëkuptuese ndaj zhgënjimit të Shqipërisë e Maqedonisë së Veriut kur vjen puna tek integrimi në BE. Në konferencën për shtyp krah kryeministrit Edi Rama, Kancelarja gjermane tha se në momentin që vendet plotësuan kushtet e vendosura, BE duhet të mbante fjalën.

“BE, shtetet anëtare të BE do të duhej që nga njëra anë të thonë se cilat janë kriteret, kushtet për t’u përmbushur, për t’u bërë pjesë e BE apo për të nisur procesin e anëtarësimin dhe në rastin e Shqipërisë e kemi themi thënë qartësisht se çfarë duhet të ndryshojë në sistemin e drejtësisë apo sektorë të tjerë. Dhe në momentin që këto kushte plotësohen do të duhet që BE të mbante fjalën e vet dhe jo të nxirrte kushte të tjera, sepse për shkaqe po themi të politikës së brendshme në vende të caktuara, kjo sjell pastaj zhgënjim dhe unë kam mirëkuptim për zhgënjimin që rezulton së këtejmi”.

Ata vetë shkojnë në rajon, shikojnë vendin, flasin me shoqërinë civile, etj, dhe më duhet të them që pikërisht në momentin që konstatohet që kushtet janë të përbushura duhet mbajtur fjala, sepse përndryshe kemi zhgënjim. Ne duhet të dimë t’i besojmë njëri-tjetrit,” tha Merkel.