Integrimi/ Kryeministri i Spanjës viziton nesër Tiranën

Kryeministri i Spanjës, Pedro Sanchez do të zhvillojë nesër (1 Gusht) një vizitë zyrtare në vendin tonë. Ceremonia pritëse Pedro Sanchez do të zhvillohet në orën 08:45, jashtë ambienteve të Kryeminist...
Integrimi/ Kryeministri i Spanjës viziton nesër Tiranën
Foto: Integrimi/ Kryeministri i Spanjës viziton nesër Tiranën

Kryeministri i Spanjës, Pedro Sanchez do të zhvillojë nesër (1 Gusht) një vizitë zyrtare në vendin tonë. Ceremonia pritëse Pedro Sanchez do të zhvillohet në orën 08:45, jashtë ambienteve të Kryeministrisë, ndërsa orën 11:00 kryeministri Edi Rama dhe homologu i tij spanjoll do të mbajnë një konferencë e përbashkët për shtyp. Qëllimi i kësaj vizite zyrtare është përforcimi i marrëdhënieve dypalëshe dhe ekonomike me Serbinë , Bosnje-Hercegovinën , Malin e Zi, Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë dhe mbi të gjitha për të treguar mbështetje për procesin e tyre të anëtarësimit në Bashkimin Evropian.

Vizita e kryeministri spanjoll vjen në kuadër të një turi që ka zhvilluar në disa shtete të Ballkanit Perëndimor, që përfshin Serbinë, Malin e Zi, Bosnje Hercegovinën, Maqedoninë Veriut dhe Shqipërinë, por nuk ka vizituar Kosovën.