“Integrimi i Shqipërisë, pakica greke dhe marrëdhëniet ekonomike”/ Zyra e kryeministrit Mitsotakis tregon për çfarë folën me Ramën në Athinë

Zyra e kryeministrit grek Kyriakos Mitsotakis zbardh takimin e djeshëm të tij me homologun shqiptar Edi Rama, në Athinë. Në fokus të darkës mes dy kryeministrave ka qenë, integrimi i Shqipërisë, pakicat greke në vendin tonë dhe fuqizimi i marrëdhënieve ekonomike dypalëshe.

“Diskutim i veçantë u bë për Pakicën Kombëtare Greke në Shqipëri, e cila duhet të jetë një urë miqësie dhe bashkëpunimi midis dy popujve, ndërsa theksi u vu në forcimin e marrëdhënieve dypalëshe ekonomike dhe tregtare. Rama e Mitsotakis shprehën kënaqësinë e tyre për integrimin e përkryer të qetë të qytetarëve shqiptarë që jetojnë në Greqi.

Në fund, ata ranë dakord të punojnë së bashku në mënyrë që të dy vendet të zgjidhin shpejt çështjet e pazgjidhura në të kaluarën në një kontekst dypalësh dhe të lëshojnë potencialin e madh që mund të krijojë marrëdhënia strategjike midis dy vendeve”, njofton zyra e kryeministrit Mitsotakis.