Institucionet publike shkaktuan dëm buxhetit 2.7 milionë euro/ Shkelën proçedurat e prokurimit e zbatimin e kontratave

Sipas raportit të publikuar së fundmi nga Kontrolli i Lartë i Shtetit, për gjysmën e parë të vitit, dëmi ekonomik i shkaktuar në fushën e prokurimit të nevojave për mallra/shërbime/investime publike, ...
Institucionet publike shkaktuan dëm buxhetit 2.7 milionë euro/ Shkelën proçedurat e prokurimit e zbatimin e kontratave
Foto: Institucionet publike shkaktuan dëm buxhetit 2.7 milionë euro/ Shkelën proçedurat e prokurimit e zbatimin e kontratave

Sipas raportit të publikuar së fundmi nga Kontrolli i Lartë i Shtetit, për gjysmën e parë të vitit, dëmi ekonomik i shkaktuar në fushën e prokurimit të nevojave për mallra/shërbime/investime publike, kap vlerën e 336 milionë lekëve apo afro 2.7 milionë euro.

Sipas KLSH-së, moszbatimi i procedurave në dhënien e tenderave publikë dhe zbatimin e kontratave, vijon të mbetet një shqetësim i vazhdueshëm dhe plagë për buxhetin e shtetit.

Sipas Kontrollit të Lartë të Shtetit, dëmi është konstatuar si në fazën e zhvillimit të procedurave të prokurimit, ashtu edhe në fazën e zbatimit të kontratave dhe dorëzimit të punimeve.

Kështu, nga dëmi total,  270.6 milionë lekë janë shkaktuar në fazën e realizimit të procedurave të prokurimit, nga 9 subjekte, shkelje të cilat rezultuar në plotësimin e kritereve të kualifikimit, në skualifikimet e ofertuesve, në hapjen e shqyrtimin e ofertave, në ofertat anomalisht të ulta dhe zhvillohen procedura prokurimi me një pjesëmarrës dhe fitues njëkohësisht.  Ndërsa vlera tjetër prej 65.3 milionë lekësh është  konstatuar në zbatimin e punimeve nga 8 subjekte.