Sipas INSTAT numri i aksidenteve për muajin Tetor të vitit 2019 ka ardhur duke u ulur. Megjithatë kjo nuk ka lënë vend për gëzim, pasi ulja e numrit të aksidenteve nuk ka ndikuar aspak në numrin e viktimave të tyre.
Për muajin Tetor numri i personave që kanë humbur jetën nga aksidentet rrugore është 25 persona, nga 16 viktima të aksidenteve për Tetorin e vitit 2018. Pra duke krahasuar periudhat kemi një rritje me 8.3 përqind.
Për muajin Tetor të vitit 2019 numërohen 118 aksidente rrugore, ndërsa kjo shifër në vitin e kaluar ishte 149. Sipas të dhënave të INSTAT këto shifra janë ulur me 20,8% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.
Teksa në total numri i aksidenteve për periudhën Janar- Tetor në vendin tonë ka arritur shifrën e 1.254, duke krahasuar këtë shifër me shifrat e të njëjtës periudhë për vitin që shkoi numri i aksidenteve është ulur me 20.8 përqind./ apel.media