INSTAT-Paradoksi i  aksidenteve rrugore, më pak aksidente më shumë viktima

Sipas INSTAT numri i aksidenteve për muajin  Tetor të vitit 2019  ka ardhur duke u ulur. Megjithatë kjo nuk ka lënë vend për gëzim, pasi  ulja e numrit të aksidenteve nuk ka ndikuar aspak në numrin e ...

Sipas INSTAT numri i aksidenteve për muajin  Tetor të vitit 2019  ka ardhur duke u ulur. Megjithatë kjo nuk ka lënë vend për gëzim, pasi  ulja e numrit të aksidenteve nuk ka ndikuar aspak në numrin e viktimave të tyre.

Për muajin Tetor numri i personave që kanë humbur jetën nga aksidentet rrugore  është 25 persona, nga 16 viktima të aksidenteve për  Tetorin e vitit 2018.  Pra duke krahasuar periudhat kemi një rritje me 8.3 përqind.

Për muajin Tetor   të vitit 2019 numërohen  118 aksidente rrugore,  ndërsa  kjo shifër në vitin e kaluar ishte 149. Sipas të dhënave të INSTAT këto shifra janë ulur me 20,8% krahasuar me  të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Teksa në  total numri i aksidenteve  për periudhën Janar- Tetor në vendin tonë ka arritur shifrën e 1.254, duke krahasuar këtë shifër me shifrat e të njëjtës periudhë për vitin që shkoi numri i aksidenteve është ulur me 20.8 përqind./ old.apel.media