Instagram do të ndalojë përfundimisht përdoruesit nën moshën 13 vjeç

Instagram pritet që së shpejti të përdorë teknologji të reja të inteligjencës artificiale për të ndaluar përdorimin e këtij rrjeti social nga fëmijët nën moshën 13-vjeç.

Instagram po punon për të mbrojtur anëtarët më të rinj të këtij komuniteti, ndërsa funksioni që kufizon shkëmbimin e mesazheve të drejtpërdrejta midis të rriturve dhe të miturve nën 18 vjeç është tashmë në shpërndarje në të gjithë botën.

Numri i minorenëve që përdorin rrjetet sociale po rritet nga dita në ditë, duke u kthyer në një problem madhor.

Të njëjtat masa po ndërmerr edhe kompania e rrjetit social, “TikTok”, pas një kërkese nga Garantuesi i Privatësisë, duke kërkuar moshën e përdoruesve në regjistrim, pas disa problemeve që u hasën tek të rinjtë. Lidhur me kufizimin në shkëmbimin e mesazheve të drejtpërdrejta midis të rinjve dhe të rriturve, sipas kompaisë, kjo do të bazohet në teknologjinë e një mekanizmi të aftë të parashikojë moshën e përdoruesve kur regjistrohen në Instagram.