“Iniciativa e Bashës nuk do ketë sukses” Shkëlqim Hajdari: SPAK nuk mund të bëhet institucion që të bëjë veting

Ish prokurori Shkëlqim Hajdari ka komentuar mbrëmjen e sotme planin e Partisë Demokratike për veting të politikanëve, për të cilën është kërkuar që hetimi të kryhet nga SPAK.

Në një intervistë për News 24, Hajdari teksa e vuri theksin se SPAK nuk mund të kryej hetim të politikanëve se nuk e ka atë tagër, ka treguar edhe pse teza e Bashës nuk mund të ketë rezultat. Ai tha se Inspektorati i Deklarimit të Pasurisë është i vetmi institucion që mund të merret me hetimin e pasurisë së politikanëve.

SPAK nuk mund të bëhet institucione që të bëjë Vetting ai është për të bërë hetime. Mënyra e Vetingut për politikanë ka nevojë të korrektohet, ne nuk dimë kush janë nënshkruesit. Dhe kur kërkon ndryshime kushtetuese në tre drejtime dhe nuk kanë asnjë proces. ILDKPI është i vetmi institucion që mund ta bëjë këtë gjë.

Po qe për të bërë populizëm shqipëria ka njerëz pa fund. Kjo inisiativë nuk do ketë rezultat kur Basha kërkon hetimin nga SPAK. Kjo është një mish marrë.

Atë teorinë e ujit nuk e hedh kurrë. Të lexojë një herë të drejtat që ka ILDKPI dhe ta kuptojnë mirë”, tha Hajdari.