Inflacioni vjetor shënoi rënie në 4,3 për qind në eurozonë në shtator, nën pritjet e tregut, sipas shifrave të përkohshme nga Eurostat, transmeton Anadolu.
Norma ishte 5,2 për qind në gusht, kurse 9,9 për qind në shtator 2022, treguan të dhënat nga instituti statistikor i bllokut.
Në shtator, ushqimet, alkooli dhe duhani shënuan rritjen më të lartë të çmimeve me 8,8 për qind, nga 9,7 për qind në gusht.
Inflacioni i shërbimeve ishte në 4,7 për qind, nga 5,5 për qind dhe i mallrave industriale joenergjetike në 4,2 për qind, nga 4,7 për qind.
Ndërkohë, çmimet e energjisë u ulën me 4,7 për qind në shtator, ndërkohë që shënuan rënie me 3,3 për qind në muajin gusht.
Ndër vendet e eurozonës, Sllovakia shënoi normën më të lartë të inflacionit mujor me 8,9 për qind, ndërsa normën më të ulët e kishte Holanda, minus 0,3 për qind.
Holanda ishte i vetmi vend ku çmimet e konsumit shënuan rënie.