Indinjohet nga fjalët e Ramës/ Ilir Meta lajmëron konferencë të jashtëzakonshme

Presidenti Ilir Meta ka lajmëruar se do të dalë në një konferencë për mediat, pas seancës së jashtëzakonshme të Kuvendit.

“Presidenti i Republikës Sh.T.Z Ilir Meta në ora 14:00 në konferencë të jashtëzakonshme për shtyp!”- thuhet në njoftimin zyrtar.

Kujtojmë se gjatë seancës plenare, kryeministri Rama e sulmoi disa herë presidentin Meta duke thënë se na vënë të gjithëve në një pozitë jo komode dhe të turpshme, kundrejt ndërkombëtarëve.

Më tej, Rama shtoi se nuk ia vlen të merresh me marrëzitë e Metës, pasi e ka bërë Presidencën ‘tokë të zanun’.

“Nuk ja vlen të marrim më shumë kohë, të komentojmë marrëzitë e Metës.

Na ka rënë ky taksirat dhe do të bashkëjetojmë me këtë taksirat për aq kohë sa zyra e presidentit është “tokë e zanun”. Ne jemi të detyryuar të ndjekim vijën e drejtë që kemi përcaktuar së bashku me aletatët tanë strategjikë. Për sa kohë SHBA kanë mbështetur çdo lëvizje, kushdo që të kuptojë, kupton që në këtë process nuk jemi vetëm. Ne s’kemi luftë me Metën, Meta ka luftë me botën me qeverinë më Shqipërinë dhe me vetën”,- deklaroi Rama.

Tani pritet të shohim kundërpërgjigjen e presidentit Ilir Meta./apel.media