Incidenti në Cërrik reagon FSHF-ja: Organet e drejtësisë sportive do të mblidhen me urgjencë për këtë ngjarje e cila njollos gjithë futbollin

FSHF- ja ka reaguar pas incidentit të ndodhur ditën e sotme në ndeshjen KF Sopoti-KF Mirdita në stadiumin e Cërrikut ku një futbollist goditi arbitrin dhe më pas u arratis nga dhoma e zhveshjes. FSHF ...
Incidenti në Cërrik reagon FSHF-ja: Organet e drejtësisë sportive do të mblidhen me urgjencë për këtë ngjarje e cila njollos gjithë futbollin
Foto: Incidenti në Cërrik reagon FSHF-ja: Organet e drejtësisë sportive do të mblidhen me urgjencë për këtë ngjarje e cila njollos gjithë futbollin

FSHF- ja ka reaguar pas incidentit të ndodhur ditën e sotme në ndeshjen KF Sopoti-KF Mirdita në stadiumin e Cërrikut ku një futbollist goditi arbitrin dhe më pas u arratis nga dhoma e zhveshjes.

FSHF shkruan se e dënon incidentin, ndërsa bën me dije se organet e drejtësisë sportive do të mblidhen me urgjencë për këtë ngjarje të rëndë.

FSHF:

Federata Shqiptare e Futbollit dënon incidentin e ndodhur gjatë ndeshjes KF Sopoti-KF Mirdita, e vlefshme për javën e 23-të të Kategorisë së Dytë, Grupi A dhe që luhej në stadiumin e Cërrikut.

Në minutën e 44-t, një lojtar i Mirditës ka goditur gjyqtarin e takimit, duke sjellë edhe ndërprerjen e takimit.

Organet e drejtësisë sportive do të mblidhen me urgjencë për këtë ngjarje kaq të rëndë, e cila njollos gjithë futbollin.

I bëjmë thirrje drejtuesve të klubeve dhe lojtarëve të respektojnë rregullat “fair play”, të shmangin dhe të parandalojnë akte të tilla të dhunshme, që nuk duhet kurrsesi të kenë vend në futboll.