Incidenti me Berishën/ Boçi: Ka ardhur momenti që ky regjim të marrë përgjigjen e miratuar

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi ka folur në lidhje me protestën e djeshme ku Gert Shehu ushtroi dhunë ndaj Sali Berishën. Boçi ka deklaruar se në protestë kishte të infliltruar dhe mën...
Incidenti me Berishën/ Boçi: Ka ardhur momenti që ky regjim të marrë përgjigjen e miratuar
Foto: Incidenti me Berishën/ Boçi: Ka ardhur momenti që ky regjim të marrë përgjigjen e miratuar

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi ka folur në lidhje me protestën e djeshme ku Gert Shehu ushtroi dhunë ndaj Sali Berishën.

Boçi ka deklaruar se në protestë kishte të infliltruar dhe mënyra se si ishin filmuar pamjet ku u godit Berisha tregon se kishte një pararendje.

“Do të ketë një reagim nga njerëzit që ishin në protestë. Në protestat e Partisë Demokratike gjithmonë ka pasur të infiltruar. Nga mënyra se si është filmuar personi ka një pararendje”, deklaroi ai.

I pyetur se çfarë masash do të marrë PD, pas këtij sulmi Boçi u shpreh se do të shtohet aksioni politik dhe përdorimi i mjeteve politike.

“Shtimi i aksionit politik, përdorimi i mjeteve politike për atë të cilët sot të gjithë e kërkojnë. Ka ardhur momenti që ky regjim të marrë përgjigjen e miratuar. Personi që ka kryer aksionin nuk është i shfazuar nga ana psikike”, tha Boçi.