Incidentet në stadium gjatë ndeshjes Shqipëri – Poloni/ FIFA shpërthen me një reagim të ashpër

FIFA ka reaguar në lidhje me incidentin e ndodhur mbrëmjen e djeshme në stadiumin “Arena Kombëtare” ku u hodhën shishe me ujë dhe sende të forta në drejtim të futbollistëve polakë, pas shënimit të golit të avantashit.

Në përgjigje të shfaqjes së dhunës mbrëmë, një zëdhënës i FIFA -s ka thënë:

FIFA aktualisht është duke analizuar raportet e ndeshjeve kualifikuese të Kupës së Botës mbrëmë, në mënyrë që të përcaktojë veprimin më të përshtatshëm.

FIFA dënon me forcë incidentet në Angli kundër Hungarisë dhe Shqipëri kundër Polonisë dhe dëshiron të deklarojë se qëndrimi i saj mbetet i vendosur në refuzimin e çdo forme dhune, si dhe çdo formë diskriminimi ose abuzimi.

FIFA ka një qëndrim shumë të qartë të tolerancës zero kundër sjelljeve të tilla të neveritshme në futboll.