Incident në koncertin e reperes, fansi nuk i lëshon dorën

Ndonjëherë ndodh që këngëtarëve gjatë performancave live tu ndodhë ndonjë incident. Kështu ndodhi dhe me reperen e njohur Tayna gjatë performimit të saj në një club nate në Gjermani.

Reperja gjithmonë është treguar shumë ë afërt me fansat e saj, duke i dhënë dorën apo përqafuar.

Mirëpo, në momentin që ajo i ka dhënë dorën një fansi, ky i fundit

nuk e ka lëshuar, megjithëse ajo tentoi disa herë të largohet.

Në fund, ajo i jep një shikim të vrazhdë fansit dhe largohet, ndërkohë që menjëherë e merr situatën në kontroll bodyguard-i i saj./apel.media