Inagurohet qendra sociale “Të qëndrojmë së bashku” në Kombinat, Ahmetaj: Premtimet e qeverisë realitet i dukshëm dhe jo fjalë në ajër

Ditën e sotme është inaguruar qendra e rindërtuar sociale “Të qëndrojmë së bashku” në Kombinat ku kanë marrë pjesë zv/Kryeministri Arben Ahmetaj dhe kryetati i Bashkisë Tiranë Erion Veliaj.

Gjatë fjalës së tij zv/Kryeministri Ahmetaj tha se premtimet e qeverisë për rindërtimin nuk ishin thjesht fjalë në ajër, por një realitet tashmë i dukshëm.

“Në memorien time, rindërtimi ka për të ngelur tërë jetën krenaria ime personale. Se kur shohim qytetarë që hyjnë në shtëpi, familje që gjejnë strehë të ngrohtë, nuk ka kënaqësi më të madhe.

Me 15 mijë famije në nevojë që kanë më shumë se tre fëmijë, do të marrin dyfishin e ndihmës ekonomike. Është shumë? Jo, por lëvizim sipas hapësirës së buxhetit, por është një vëmendje ndaj tyre. Pensionet gjithashtu, për të rinjtë me paketa për t’i bërë më tepër konkurrues. Sepse të rinjtë nesër do të konkurrojnë në hapësira ndërkombëtare.

Tërmeti i 2019-ës, shumë u trishtuan, derdhën lot dhe humbën besimin. Por ne nuk e humbëm besimin. Kur premtuam që do të rindërtojmë, nuk e kishim një fjalë në erë, por një fjalë nga shpirti. Në memorien time, rindërtimi ka për të ngelur tërë jetën krenaria ime personale. Se kur shohim qytetarë që hyjnë në shtëpi, familje që gjejnë strehë të ngrohtë, nuk ka kënaqësi më të madhe”, tha Ahmetaj.